Kreu i Parlamentit ka dalë në një konferencë për shtyp, duke u bërë thirrje të dy liderve politikë në Shqipëri për uljen së bashku në institucionin e Kuvendit, në prani dhe të dy ambasadorëve Lu dhe Vlahutin, për të gjetur një konsensuin mbi Reformën në Drejtësi.
“Kjo reformë nuk është pronë e politikës, është detyra e saj që të japi zgjedhje”, tha kreu i Kuvendit.
“Po më soset durimit dhe meqë Shqipëria është një Republikë Parlamentare dhe meqenëse unë jam kryetar, ftoj aktorët kryesorë, Basha dhe Rama dhe ambasadorët e nderuar, Lu dhe Vlahutin dhe të mbyllemi në Kunvendin e Shqiptërisë, për t’i dhënë drejtësinë e munguar shqiptarëve”.
“Jo për të nisur se kush do të shkojë në burg, sepse kështu shkatërrojmë konsensusin”, tha Meta, “por meqë Reforma në Drejtësi ka patur si fjalë kyçe fjalë burg dhe i janë shmangur pikave të tjera të rëndësishme, të niset me fjalën “Unë do shkojnë në burg nëse kam bërë shkelje.”
“Kemi të bëjmë më shumë institucione të reja që do të mbajnë peshën e suksesit, apo dështimit. Reforma nuk bëhet për zgjedhjet e ardhshme, por për 30 vitet e ardhshme. Mbështes deklaratën e Nuland dhe propozimin hibrid, konsensusi është i domosdoshëm.
“Nëse nuk votohet në mënyrë unanime shikoj rrezikun e dështimit të saj, sepse në rast se mosmiratimi i Reformës ditën e enjte është një hap prapa, miratimi i saj në mënyre të njëanëshme, mund të hapi një situatë të re, që nuk do të ketë një besueshmëri të institucioneve që do të dalin prej saj, dhe mund të jetë një kapitull për kontestimi të këtyre institucioneve”.
“Shqipëri nuk duhet të shndërrohet në një Maqedoni”, tha kreu i Kuvendit duke kërkuar të lihet mënjanë ping-pongun politik dhe të merren përgjegjësit përpara shqiptarëve.
“Propozimi im është të takohemi të 5-të, kreu i Parlamentit, kryetarët e forcave politike, ambasadorët e nderuar dhe të mos dalim nëse nuk gjejmë zgjidhje. Kemi premtuar të gjithë për këtë gjë dhe duhet të sakrifikojmë”, ka vijuar ai.
Duke shpresuar në patriotizmin të gjithëve dhe se absolutisht që miratimi i reformës i nevojshëm dhe meqë mosbesimi është kaq i rrezikshëm për të ardhmen, Meta deklaroi se është i gatshëm të japë dorëheqjen nëse kjo i shërben konsensusit.
“Dua të them se rruga më e mirë do të jetë rruga e miratimit një qeverie ekspertësh për të përgatitur zgjedhjet e parakoshme. Unë jam gati të jap dorëheqjen nga kryetar parlamenti nëse kjo shërben, ministrat e LSI të heqin dorë nga qeveria.





