Tiranë, 16 qershor 2014 – Kryetari i LSI njëherazi dhe kryetar i Kuvendit të Shqipërisë ka komentuar deklaratat e Gjovalin Kadelit bërë mbi ndryshimet në qeveri. Pas takimit që pati me ish-presidentin e Kroacisë, Stipe Mesic, Meta i pyetur nga mediat mbi deklaratat e deputetit të LSI, Gjovalin Kadeli tha: “Deklarata e tij është e nxituar dhe personale”, por shtoi se të gjitha ministritë kanë nevojë për t’u përmirësuar.
“Performancën e ministrave e gjykon kryeministri Rama. Ne mbështesim Policinë e Shtetit dhe ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri”,- tha kreu i Kuvendit.
Po kështu Meta nuk ka ngurruar të bëjë dhe komentin e tij rreth festës me rastin e ditëlindjes së 23 të PS, ceremoni ku ai u largua para se të dëgjonte fjalimin e kryeministrit Rama.
“Ishte ngatërrim orari, pasi fillonte Botërori”,– tha Meta.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





