Tiranë, 20 qershor 2014 – “Pavarësisht vendimit të Byrosë së Kuvendit, kam dobësi për Berishën”. Kështu u shpreh kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, një ditë pas vendimit për përjashtimin e deputetit të Partisë Demokratike, Sali Berisha nga çdo aktivitet për 10 ditë. “Dobësia ime nuk do të ndryshojë pavarësisht përjashtimit”- është shprehur më tej Meta.
Komentet për përjashtimin e Berishës nga seanca plenare, Meta i dha gjatë takimit me zyrtarë të Asamblesë së Kuvajtit. “Intensifikim të marrëdhënieve për bashkëpunim me Kuvajtin.”-bëri me dije më tej kreu i Kuvendit, Ilir Meta. Më tej, Meta falenderoi zyrtarët e Kuvajtit, për mbështetjen që po i japin Kosovës.
Ditën e djeshme, nga foltorja e Kuvendit, deputeti Sali Berisha, duke folur me tone të ashpra, theu etikën, duke lëshuar akuza të forta për dy gra, njëra prej të cilave e fejuara e Ministrit Erion Veliaj.
Pas debatit të krijuar, kreu i Kuvendit, Ilir Meta kërkojë një pushim të shkurtër të seancës plenare, duke marrë më pas një vendim për deputetin Berisha. Byroja e Kuvendit mori vendimin, për përjashtim të Berishës nga çdo aktivitet që zhvillon Kuvendi, për 10 ditë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





