Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se koalicioni “Bashkë Fitojmë” e ka të pa diskutueshëm fitoren në bashkitë e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit në zgjedhjet lokale të 14 majit.

I ftuar në SyriTV, Meta shtoi se dhe në Sarandë kandidati i mazhorancës do të dalë i treti, pas kandidati të koalicionit dhe kandidatit të pavarur Gjergj Mërkuri.

Ai u ndal edhe tek zgjedhjet parlamentare të 2021, për të cilat tha se nuk ishin fitore e mazhorancës, por se opozita ishte e shitur.

“Është e padiskutueshme fitorja në Tiranë, Durrës, Elbasan. Është një histori e përfunduar. Kam bindje dhe për Pogradecin dhe Korçën. Në Sarandë, kandidati i Ramës do të dalë i treti. Opozita nuk ka humbur në 2021 por ishte e shitur.

Opozita ka qenë e tradhtuar ndërkohë që tani është një garë e vërtetë. Kjo është një betejë që dhe vetë Edi Rama e di vetë se çfarë beteje është kjo. Se i di dhe ai ca gjëra nuk është se nuk i di. Nuk e ndal dot njeri fitoren tone”, tha Meta.