Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK për ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës për dosjen ‘5D’ që ka lidhje me iceneratorët.

Meta ka postuar një dokument që mban firmën e kryebashkiaut Erion Veliaj dhe një foto ku shfaqet ky i Sekretari i Përgjithshëm i PL-së duke i vënë prangat Veliajt.

Ai shprehet se prangat e Tedi Blushit nuk do të mbeten virtuale.

Postimi i Metës:

Prangat e Tedi Blushit nuk do të mbeten virtuale! Turp për prokurorët e korruptuar!

Postimi i Tedi Blushit:

Afera korruptive e inceneratorit nuk është ideuar nga drejtorët e Bashkisë së Tiranës që po vetëofrohen të bëjnë burg në emër të Kryetarit të Bashkisë.

Krimi i vjedhjes me inceneratorin inekzistent dhe nën sekuestro të Tiranës ka emër dhe mbiemër: Erion Veliaj.

E tij është Mega-Firma e paligjshme që i dha jetë kësaj kryevepre korruptive, pa mbledhur Këshillin Bashkiak, duke shkelur ligjin për pushtetin vendor dhe zhytyr në borxh banorët e Tiranës për 30 vite.

Drejtësia dhe fundi i pandëshkueshmërisë nuk është çështje arrestimesh drejtorësh dhe bedelash!

Drejtësi, pa marrë të pandehur Erion Veliaj, nuk mund të ketë!

Gjithçka tjetër është “Drejtësi me Regji”!