Myslym Murrizi i ftuar sot në Breaking në Top News foli për arrestimin e Ilir Metës dhe për zgjedhjet e ardhshme.
Murrizi tha se nga deputetët e PD do jenë në parlament, duhen pyetur ata që shohin filxhan dhe jo ai.
Ndërsa lidhur me deklaratat e Metës në një intervistë se kishte mundësi për t`u arratisur, Murrizi u shpreh se “mënyra e arrestimit të Metës ishte i pështirë”.
“Nuk mund t`ja marrësh lirinë dikujt pa një vendim të formës së prerë. Mundësi edhe mund të ketë pasur për t`u arratisur. Për sa kohë e ke pas në mend po nuk e ke bërë më mirë të mos e thuash se zvogëlon aktin e gjësë.
Pse e thua këtë, po nuk e bën? Kush po e mohon që i ka mundësitë? Për çfarë e thua, a je bërë pishman? Një gjë që nuk e ke bërë dhe e përmend i bie që je bërë pishman që nuk e ke bërë,” tha Murrizi.