SHKODËR- Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka deklaruar sot që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të punojë për të arritur standarte, për sa i përket zgjedhjeve të vitit 2013. 

I ndodhur në një takim me simpatizantët në Shkodër, Meta tha ndër të tjera se “Duhet bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”. 

Ndër të tjera kreu i LSI-së ka thënë se konflikti politik ende është present në vend, prandaj ne sot nuk gëzojmë marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. 

“Sot duhet të festonim marrjen e statusit. Është për të ardhur keq që do të na duhet kohë për ta marrë. Nuk mundëm pasi konflikti politik ende gjallon”, tha ai. 

Ndërkohë një ditë më parë me anë të nënkryetarit Petrit Vasili LSI ka kërkuar zhbllokimin e situatës së krijuar në KQZ për sa i përket ndarjes së mandateve dhe zonave zgjedhore