Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka thënë se kryetarëve të komanduar të bashkive u kanë mbetur edhe pak ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Meta thotë se ata duhet të përballen në debate televizive me kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në ditët që kanë mbetur.

“I kujtojmë kryetarëve të komanduar që data 13 Maj është heshtje zgjedhore, kështu që të vrapojnë në ditët e mbetura për t’u përballur në debatet televizive me superkandidatët tanë”, shkruan Meta në një status në Facebook.