Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka përshëndetur vendimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për të kthyer në vend dy ligjet për paketën anti-shpifje.

UGSH-së thotë se kjo paketë u refuzua gjatë nga gazetarët si dhe nga organizatat më prestigjioze ndërkombëtare dhe se vendimi i Kreut të Shtetit konfirmon drejtësinë e qëndrimit të organizatës në këtë kauzë në mbrojtje të lirisë së shprehjes.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë përshëndet vendimin e Presidentit të Republikës Sh.T. Ilir Meta për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të paketës së ashtuquajtur “Anti-shpifje”, e cila u refuzua gjatë nga UGSH, organizatat e tjera të gazetarëve brenda vendit, si dhe nga organizatat më prestigjioze ndërkombëtare.

Ky vendim konfirmon drejtësinë e qëndrimit të organizatës sonë në këtë kauzë në mbrojtje të lirisë së shprehjes.

Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë”
, thuhet në reagimin e UGSH.