Pas dekretimit të tre ligjeve të mazhorancës, Presidenti Ilit Meta ka vendosur të kthejë për shqyrtim në Kuvend ligjin për “Aktivitetet e turizmit detar”.

Ligji për “Aktivitetet e turizmit detar” përcakton llojet e mjeteve lundruese turistike, rregullat për aktivitetet e turizmit detar dhe infrastrukturën e nevojshme për ushtrimin e tyre.

Sipas ministrit te Turizmit, Blendi Klosi ky kuader i ri ligjor eshte i nevojshem per t’iu pergjigjur kerkeses për hyrjen dhe qarkullimin në ujërat territoriale shqiptare të mjeteve lundruese turistike.