Presidenti iIlir Meta ka kujtuar sot tubimin e një viti më parë të thirrur nga ai vetë në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shteti’.
Meta shkruan se misionin e nisur më 2 mars 2020 për rivendosjen e sovranitetit të plotë të shqiptarëve do ta çojnë deri në fund me referendumin e 25 prillit.
POSTIMI I PLOTË
Falënderim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë, për të gjithë motrat dhe vëllezërit shqiptarë, të cilët një vit më parë ju përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit.
Misionin tonë, të nisur më 2 mars 2020, për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve, do ta çojmë deri në fund, nëpërmjet referendumit historik të 25 prillit 2021!
PRANVERA KUQEZI PO VJEN!





