Presidenti Ilir Meta ka thënë sot nga qyteti i Vlorës se çdo kush që shkel ligjin duhet të ndëshkohet, teksa u pyet për arrestimet e djeshme në Gjykatën e Krujës.

Kreu i Shtetit në prononcimin për mediat u shpreh se në SPAK janë prej kohësh kallëzimet me prova dhe fakt për gjykatës e zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë.

“Për mua është me rëndësi që çdo njeri që shkel Kushtetutën, ligjin, që abuzon me detyrën, të ndëshkohet. S’ka nevojë për komente për drejtësi me regji. Në SPAK janë prej kohësh edhe kallëzimet me prova dhe fakte edhe për gjyqtarë të tjerë të nivelit edhe më të lartë”, u shpreh Meta.