FIER, 13 prill 2013– Kreu i LSI, Ilir Meta, gjatë një takimi me kryesinë e degës Fier, vlerësoi se largimet e krerëve të institucioneve në prag të zgjedhjeve parlamentare ‘janë hakmarrje politike, primitive’. 

Duke iu referuar zhvillimeve politike në vend, pas largimit të koalicionit me PD, e cila solli dhe kërkesën e kësaj të fundit për largimin e anëtarit të LSI-së Ilirjan Muho nga KQZ, Meta vlerësoi se veprimi i mazhorancës është jashtë ligjit dhe antikushtetues. 

Meta premtoi se ato që largohen nga punë, do të tani do të kenë sërish postin e tyre pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, ndërkohë që nënvizoi se një parti e vetme nuk mundet që të qeverisë vendin.