Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Leonard Demi.

“Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit, Zoti Leonard Demi, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.”

“Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në dekretin e publikuar në faqen zyrtare të Presidencës.

Vendi i tij mbeti vakant sepse Meta ende nuk e ka dhënë një përgjigje për propozimin e kryeministrit Rama për emërimin e Visho Ajazit në këtë post.