LEZHË- Kreu i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim është takuar sot me simpatizantët e tij në qytetin e Lezhës.

Ai ka deklaruar se LSI është forca që kontratën e sja në zgjedhje e ka m e qytetarët shqiptarë, ndërsa shtoi se “Jemi të palëkundur në rrugën tonë drejt të ardhmes evropiane”. 

Duke deklaruar se LSI është forca e progresit dhe zhvillimit, Meta nënvizoi edhe njëherë rëndësinë që kanë të rinjtë për partinë e tij. 

“Rinisë nuk i duhet lufta e monumenteve, por projektet e punësimit. LSI është partia e të rinjve dhe përfaqësuese e aspiratave evropiane.

Emigracioni nuk është zgjidhja për rininë, por arsimimi. Rinia do një Shqipëri që ecën më shpejt në rrugën e integrimit”, shtoi Meta.