Ilir Meta, ka dalë sot në një konferencë për shtyp përpara gazetarëve nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim duke i çuar dhe një mesazh kryeministrit Rama që Haki Çako “të mos përdorë më policinë përmes inskenimeve mafioze”. Ai ka akuzuar kështu kryepolicin si një nga figurat që po përdoret nga trafikantët e drogës.

Gjatë fjalës së tij, Meta i njohu dhe një të mirë Lulzim Bashës. Ai tha që Basha nuk frekuenton kriminelë.

“Luli ka një të mirë, që nuk shoqërohet me njerëz me elemente kriminale. Ai nuk rri me ta. Këtë të mirë e ka dhe duhet t’ia njohim të gjithë”, u shpreh Meta duke buzëqeshur.