Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, deklaroi mbështetjen e tij ndaj sulmit ushtarak të marrë mëngjesin e sotëm ndaj Sirisë.

“Mbështesim ndërhyrjen ushtarake të SHBA-ve, Francës dhe Britanisë – thotë presidenti në një reagim – ndaj arsenalit kimik të regjimit kriminal të Bashar Al Assad.

“Jemi në krah të aleatëve tanë dhe mbështesim vendosmërinë e Presidentit Trump në mbrojtje të jetëve të njerëzve, të të drejtave të njeriut dhe të çdo veprimi i cili jo vetëm ndëshkon akte barbare por krijon më shumë siguri dhe stabilitet në mbarë botën”, thotë presidenti Ilir Meta më tej.

Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca nisën sot raketat ndaj objektivave në Siri ku prodhoheshin armët kimike.