Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka mbledhur në një takim ministrat e tij të LSI-së.

Ky takim i cili po zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, vjen pas takimit që kryeparlamentari zhvilloi pak më parë me ambasadoren e BE-së në vendin tonë, Romana Vlahutin, dhe eurodeputetin Knut Fleckenstein.

Një ditë më parë, kreu i Kuvendit kërkoi takimin të përbashkët me Ramën, Bashën, dhe ambasadorët Lu dhe Vlahutin për të gjetur zgjidhje për reformën në drejtësi.

Po një ditë më parë, ishte kryeministri Edi Rama i pari që zhvilloi një takim në vilën qeveritare në Durrës me ministrat dhe deputetët e tij të PS-së.