Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka takuar ekipin drejtues të PL-së në Malësinë e Madhe.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, ku Meta ka ndarë foto nga takimi me anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar, Luigj Turmaalaj dhe Rezhep Ballmi, shprehet se në 14 maj, regjimi shtypës do të ndëshkohet.
“Kënaqësi të takoja sot ekipin drejtues të Partisë të Lirisë në Malësinë e Madhe së bashku me anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar, Prof.Luigj Turmalaj dhe z.Rexhep Ballmi.
Të bindur se në 14 Maj regjimi shtypës, përjashtues dhe intimidues do të marrë ndëshkimin e merituar nga qytetarët.
Partia e Lirisë e përkushtuar për t’i dhënë fund këtij regjimi monist të korruptuar në çdo qelizë dhe për t’ua kthyer bashkitë qytetarëve. Mirënjohje Kryetarit të PL, z.Fatmir Shpellzaj dhe të gjithë ekipit tonë të mrekullueshëm për punën që bën për të afirmuar kauzat tona!”, shprehet Ilir Meta.