Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, shprehet i bindur se Shkodra më 14 maj do të jetë frymëzim për të gjithë Shqipërinë, dhe për të gjithë të rinjtë që duan ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Duke marrë shkas nga takimi elektoral me kandidatin për kryetar të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, Meta thotë se më 14 maj, ndryshimi do të jetë i jashtëzakonshëm.

“Sa herë që vij në Shkodër aq më shumë besoj se më 14 Maj Ndryshimi do të jetë i jashtëzakonshëm.

Shkodra do të jetë frymëzim për të gjithë Shqipërinë, për të gjithë të rinjtë që duan ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Shkodra, zemra ime. Bashkë Fitojmë!”, shprehet kreu i PL-së, Ilir Meta.