Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Gjatë takimit, Meta i ka shprehur mirënjohjen homologut të tij, për mbështetjen që i ka dhënë projekteve TAP dhe IAP dhe për procesin e gazifikimit në Shqipëri.
"Shumë kënaqësi të takoj Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Interes i përbashkët për të intensifikuar më shumë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Mirënjohës për mbështetjen e Presidentit Aliyev për projektet TAP e IAP dhe për procesin e gazifikimit të Shqipërisë. Mundësi të reja dypalëshe përpara", shkruan Meta në "Facebook".





