Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një foto sot në profilin e tij ne Facebook ku është së bashku me bashkëshorten Monika Kryemadhi, dhe një zotëri nga Prevalla, Bajramin. Sipas kreut të Shtetit, Bajramit i takon një çmim ndërkombëtar për kosin më të mirë që prodhon.
“Nëse do jepej një çmim ndërkombëtar se kush prodhon kosin më të mirë, nuk do habitesha që vendin e parë do ta fitonte Bajrami, këtu në Prevallë.
Edhe pse dikur mësues, ai i është rikthyer tani traditës shekullore të familjes së tij si blegtor, duke shkëlqyer me punën dhe produktet mjaft cilësore.
I lumtur të njihja këtë njeri të mrekullueshëm”, shkruan Meta.





