Kreu i Kuvendit Ilir Meta, ka pritur sot në ambientet e kryesisë së Kuvendit një grup fëmijësh me sindromën down, për të cilët theksoi se i duhet kushtuar më shumë vëmendje dhe mbështetje.

“Kujdesi ndaj fëmijëve dhe sidomos atyre që kanë nevojë për më shumë mbështetje, për më shumë dashuri, për më shumë integrim është një detyrë e pashmangshme dhe mjaft e domosdoshme për ne. Ndaj është e rëndësishme që jo vetëm të bëjmë ligje sa më të mira që garantojnë të drejtat e fëmijëve, por njëkohësisht të jemi sa më pranë të gjitha këtyre komuniteteve, për t’u njohur me problematikat e tyre dhe për t’i ndihmuar me të gjitha mundësitë tona edhe si Parlament, edhe si qeveri, edhe si institucione”, u shpreh Meta.

Më pas, për fëmijët e pranishëm janë shpërndarë edhe dhurata.