Presidenti i Republikës Ilir Meta apelon për refuzim ndaj sistemit aktual që nuk iu jep sipas tij asnjë mundësi të rinjve.

Në një postim në Facebook, teksa shfaqet mes disa të rinjve, Kreu i Shtetit bën thirrjen e fortë.

“Koha për të refuzuar falsitetin e këtij sistemi, që nuk i dëgjon, nuk i përfshin dhe nuk ju jep asnjë mundësi të rinjve”, deklaron Meta.