Presidenti Ilir Meta ka dërguar një mesazh për popullin kroat pas tërmetit të sotëm, që i mori jetën një adoleshenti dhe la pas disa të plagosur.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kreu i shtetit shqiptar shpreh gjithe solidaritetin dhe mbështetjen.
“Mendimet tona janë me popullin kroat, në veçanti me të prekurit e të plagosurit nga tërmeti dhe familjarët e tyre, të cilëve ju uroj shërim të shpejtë!
Në këto momente tepër të vështira për Kroacinë mike, që po përballet edhe me pandeminë COVID 19, shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen tonë”, shkruan Meta.





