Presidenti Ilir Meta ka shprehur mirënjohje të thellë dhe falenderim ndaj mjekëve, infermierëve, sanitarëve dhe personelit mbështetës, të cilët janë në vijën e parë të përballjes me koronavirusin.
Meta shkruan në Facebook, ata janë heronjtë tanë në këtë betejë për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari të vendit.
“Mjekët, infermierët, sanitarët dhe personeli mbështetës janë sot në vijën e parë të përballjes me pandeminë #COVID19.
Mirënjohje të thellë dhe falenderim për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificat, edhe të familjeve të tyre.
Ju jeni heronjtë tanë në këtë betejë për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari të vendit!
Krenarë për të gjithë ju!”– shkruan Meta në postimin e tij.





