Tiranë, 25 korrik 2014 – Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti në një takim të veçantë Ministren e Punëve të Jashtme të Italisë, Federica Mogherini.
Gjatë këtij takimi, Meta vlerësoi partneritetin e shkëlqyer strategjik midis dy vendeve dhe shprehu besimin se Italia do të bëjë përpjekjet maksimale për të mbështetur një lidhje më të fortë të Shqipërisë dhe rajonit me Bashkimin Europian gjatë presidencës italiane.
Meta dhe Mogherini vlerësuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërparlamentare midis dy vendeve.
Po kështu, Ministrja e Punëve të Jashtme të Italisë vlerësoi se Shqipëria përfaqëson një shtyllë të fortë të stabilitetit rajonal.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





