Presidenti Ilir Meta ka nderuar me Titullin e lartë "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut" balerinin dhe koreografin e njohur Eno Peçi, i cili është solist i Operas Shtetërore të Vjenës.
"Me mirënjohje të thellë i dorëzova Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, solistit të Operas Shtetërore të Vjenës dhe koreografit tonë të mirënjohur Eno Peçi. Talenti i spikatur dhe përkushtimi i palodhur e kanë ngjitur atë në majat më të larta të skenës europiane dhe botërore, duke nderuar veten dhe vendin e tij," shkruan Meta në Facebook.





