Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se kostoja e jetesës rritet çdo ditë për familjet shqiptare, ndërsa ka shtuar se për zbutjen e situatës për grupet në nevojë. Qeveria nuk ka bërë asgjë.

Meta ka shtuar se sektori i ndërtimit është sektori i preferuar për pastrimin e parave.

“Kosto e jetesës rritet çdo ditë për shqiptarët. Çmimet e produkteve të shportës shumë më ët larta në krahasim me fqinjët dhe BE.

Pagat e pensionet shumë herë më të ulëta. Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të ndihmuar pensionistët apo grupet në nevojë.

27 përqind më e lartë kostoja se në Kosovë. Varfërimi i shqiptarëve dhe përqendrimi i ekonomisë përmes oligarkisë, mbetet i vetmi qëllim i qeverisë. Sektori i ndërtimit, sektori i preferuar për pastrimin e parave”, tha ai.