Presidenti Ilir Meta ka uruar përmes një postimi në Facebook, shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare i cili sot feston 83-vjetorin e lindjes.

Meta nuk i kursen vlerësimet më të larta për Kadarenë, ndërsa shkruan se kombi shqiptar është me fat që ka një kolos të tillë, një personalitet të papërsëritshëm.

"Sot krenaria e letrave dhe e mendimit shqiptar, Ismail Kadare feston 83-vjetorin e lindjes. Kombi shqiptar është me fat që ka një kolos të tillë krijues të përmasave botërore, një personalitet unikal e të papërsëritshëm dhe sinonim të letërsisë shqipe, që e bëri atë të vyer, të vlerësuar dhe të lexuar në 45 gjuhë të ndryshme. Shumë urime, shëndet, jetë të gjatë dhe sa më shumë suksese në krijimtarinë e tij të ndritur!"