Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas Forumit Ballkanik me plot mesazhe të rëndësishme për domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal ka ndarë një fotoalbum nga atmosfera shumë miqësore me personalitetet e jashtëzakonshme që nderuan në këtë aktivitet.

Meta: Pas Forumit Ballkanik me plot mesazhe të rëndësishme për domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal është kënaqësi të ndaj me ju këtë fotoalbum nga atmosfera shumë miqësore me personalitetet e jashtëzakonshme që na nderuan në këtë aktivitet.

Nuk ka më mirë se “Te Tiku” për të shprehur mikpritjen tonë të veçantë, por edhe demonstruar një pjesë të traditave, valleve dhe kostumeve tradicionale shqiptare.