Presidenti Ilir Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në Estoni, ku është takuar edhe me homologen, Kersti Kaljulaid.
Meta shkruan në Facebook se bashkë me Kaljulaid kanë ndarë vizionin për sfidat e sigurisë europiane, proceset e integrimit euroatlantik dhe intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes reciprok.
POSTIMI I METËS
I lumtur të pritem në një vizitë zyrtare nga Presidentja e Republikës së Estonisë, Sh.S.Znj Kersti Kaljulaid, Kryetare e një shteti mik dhe aleat në NATO.
E falenderova për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë.
Ndamë të njëjtat vizione për sfidat e sigurisë europiane, proceset e integrimit euroatlantik dhe intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes reciprok.
Vlerësova interesin e Presidentes për rajonin tonë dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën. E ftova për të vizituar Shqipërinë, ftesë që e priti me kënaqësi.
Forcim të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, për një të ardhme të ndritur!





