Presidenti Ilir Meta do të dalë sot në një konferencë të jashtëzakonshme.
Lajmin e ka dhënë zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi teksa njofton se Meta do të dalë në konferencë në orën 11:30.
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, do të zhvillojë sot në ora 11:30, një konferencë të jashtëzakonshme për mediat për parandalimin e krimeve të mëtejshme zgjedhore. Thirrje të gjithë funksionarëve të drejtësisë dhe të policisë për të na ndjekur live.”, shkruan Blushi.





