Teksa sot bëhej numërimi i kutive të votimit, rezultati i të cilave nuk ishte befasues, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zgjedhur ta kalojë këtë të hënë në plazhin e Gjirit të Lalzit.
Meta shfaqet me dy vëzhgues ndërkombëtarë të votimeve të djeshme që i kanë kërkuar kreut të shtetit një foto kujtim, ndërsa iu paraprin komenteve kritike se pse ndodhet në plazh në një ditë si kjo.
"E di që disa komentues do më kritikojnë pse sot jam buzë detit si e hënë që është, por dua t’ju them se kam humbur shumë ditë pushimi duke pritur dialogun dhe reflektimin, përfshirë dhe të shtunën e fundit.", shkruan ai.
POSTIMI I PLOTË
Kënaqësi të takoja sot në Lalëz dy vëzhgues ndërkombëtarë të votimeve të djeshme, Zhoaon nga Holanda dhe Katerinën nga Gjermania.
Ata kërkuan një kujtim me mua dhe unë jam i lumtur ta ndaj këtë foto me ju. Po kështu jam i gëzuar që u ka pëlqyer shumë Shqipëria.
E di që disa komentues do më kritikojnë pse sot jam buzë detit si e hënë që është, por dua t’ju them se kam humbur shumë ditë pushimi duke pritur dialogun dhe reflektimin, përfshirë dhe të shtunën e fundit.





