Tiranë, 11 maj 2014 – Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap teksa bastiste një banesë. Saimir Meta, u arrestua sot nga efektivët e komisariatit të policisë nr.2, në Tiranë ndërsa po tentonte të vidhte sërish banesën e shtetasit G. Bushati.

Mësohet se i riu e kishte vjedhur pak kohë më parë po të njëjtën banesë dhe tani po rikthehej sërish në të. Për të realizuar vjedhjen Meta zbriste me litar nga tarraca duke hyrë në ballkonin e apartamentit që ndodhej në katin e pesë të një pallati dhe më pas merrte paratë apo edhe sende të tjera me vlerë.

Efektivët blu të komisariatit nr. 2 të policisë së kryeqytetit kanë mundur të bien në gjurmët e autorit i cili u kap sapo doli nga banesa që bastisi. Atij iu sekuestrua shuma e parave të vjedhura si dhe sende të tjera me vlerë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/