PUKE, 17 prill 2013– “Rasti më i fundit i kryeministrit Sali Berisha me KQZ, tregon se vendi ka nevojë për një ekuilibër të ri politik”.

Ky ka qenë qëndrimi i kreut të LSI, Ilir Meta gjatë një takimi të zhvilluar me simpatizantë e mbështetës në rrethin e Pukës, njofton kolegu ynë në këtë zonë, Armir Mehaj. 

Meta komentoi edhe veprimin e fundit mbi KQZ, duke theksuar se “ka qenë veprimi më absurd. Nuk shkohet drejt integrimit duke u bërë karshillëk ndërkombëtarëve. 

Meta edhe njëherë nga Puka u ka premtuar të gjithë të larguarve nga puna, rikthim në vende të punës, pas zgjedhjeve të 23 Qershorit me fitoren e së majtës shqiptare. 

Më pas kreu i LSI, prezantoi kandidaten e LSI për deputete në Pukë,  Sajmira Laçi.