Presidenti Ilir Meta ka vizituar shtëpinë e të moshuarve në qytetin e Kavajës për t’iu uruar nga afër festën e Vitit të Ri.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan se shoqëria jonë duhet të funksionojë si një familje e madhe dhe e përgjegjshme, që përkujdeset me shumë dashuri dhe dhembshuri për çdo anëtar të saj, që askush të mos ndihet i vetmuar, sidomos për prindërit.
POSTIMI I PLOTË
Nga “Shtëpia e të Moshuarve” në Kavajë u urova sot të gjithë prindërve tanë të dashur: Gëzuar Vitin e Ri 2020! Shëndet e mbarësi!
Shoqëria jonë duhet të funksionojë si një familje e madhe dhe e përgjegjshme, që përkujdeset me shumë dashuri dhe dhembshuri për çdo anëtar të saj, që askush të mos ndihet i vetmuar.
Për më tepër nënat dhe baballarët tanë nuk duhet të ndihen kurrë të braktisur.
Të luftojmë plagët sociale që e detyrojnë rininë të largohet nga Atdheu dhe nga familja, sepse Shqipëria është një vend plot diell që mund t’u ofrojë mundësi dhe shanse të gjithëve.





