Presidenti Ilir Meta ka udhëtuar drejt Sllovenisë këtë të hënë për të marrë pjesë në takimin e 10-të të udhëheqësve të procesit të Brdo-Brijunit.

Kreu i Shteti është pritur në takim nga presidenti slloven, Pahor dhe ai kroat, Milanoviç. Në një postim në rrjete sociale, Meta shkruan se takim dëshmon se bashkëpunimit rajonal po i jepet një mbështetje të fortë për paqen dhe përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

POSTIMI I METËS

Kënaqësi të marr pjesë sot në Takimin e 10 të Udhëheqësve të Procesit Brdo-Brijuni, që organizohet në Brdo, Slloveni. Faleminderit Presidentit Pahor dhe Presidentit Milanoviç për organizimin dhe mikpritjen e ngrohtë.

Ky takim i rëndësishëm sot i Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit dëshmon se i japim një mbështetje më të fortë dhe më shumë solidaritet bashkëpunimit rajonal për të konsoliduar paqen dhe përshpejtuar integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.