Presidenti i Republikës Ilir Meta nis konsultimet me partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve të përgjithshme që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.
Kreu i shtetit ka ftuar në takime të veçanta krerët e partive politike.
Të premten në orën 11:00, Meta ka ftuar në takim kreun e Partisë Socialiste, Kryeministrin Edi Rama, ose një përfaqësues nga kjo forcë.
Një orë më pas në selinë e Presidencës, Meta do të presë kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Në bazë të ndryshimeve të fundit të Kodit Zgjedhor, koha e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme është periudha prill – maj ndërsa datën e vendos Presidenti i vendit.





