Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një konference për gazetarët në Shkodër, ka vijuar me sulmet dhe fyerjet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.
Gazetarët e kanë pyetur nëse i druhet një arrestimi të mundshëm dhe nëse shfaqjet e tij së fundmi janë një formë presioni ndaj SPAK, Meta tha se nuk i frikësohet një arrestimi nga Dumani të cilin e fyeu sërish duke e cilësuar si “prokuror që nuk di të lidhë dy fjalë”.
“Nuk bëj asnjë lloj presioni ndaj askujt. Jam mësuar të them të vërtetën dhe aq më tepër t’i druhem arrestimit nga një prokuror që është kthyer në zëdhënës politik të Ëngjëll Agaçit të cilin duhet ta kishte arrestuar prej kohësh për aferën e inceneratorëve, të Edi Ramës për shkak të kësaj afere dhe aferave të tjera. Një prokuror që kërcënoi Arben Ahmetajn që të mbyllte gojën në nvend që t’i ofronte marrëveshje bashkëpunimi dhe lehtësira për të treguar të gjitha shkeljet ligjore dhe korrupsionin e bërë nga shefi i tij. Dhe aq më tepër të druhet Ilir Meta nga një prokuror që i dridhet goja dhe nuk di të lidhë dy fjalë. Edhe ato ia shkruajnë.
Jep alarmin për të bërë deklarata për të mbrojtur një çmenduri që e ka thënë publikisht, në rast se nuk ka qenë sozia e tij që afërmendsh gjykatat vendosin atë që kërkon prokuroria. Kjo ndodhte vetëm në kohën e Kadri Hazbiut”- u shpreh Meta ndër të tjera.