Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp ku njoftoi 13 tetorin si datë të re për zgjedhje, Presidenti Ilir Meta theksoi se është në gjendje të bëjë dallimin mes Republikës së Shqipërisë dhe bashkëshortes së tij e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.
Kreu i shtetit tha se nuk e ka për turp që është bashkëshorti i Monikës.
“Nuk e kam për turp që jam burri i Monikës, e kam gjetur në partinë që drejton sot Rama, por ai e di më mirë se kushdo që unë në të gjitha detyrat di të ndaj anën personale, shoqërore e familjare me atë shtetërore e institucionale. Për mua është tjetër gjë Monika dhe tjetër gjë Republika. Në këtë detyrë që kam axhenda ime është e Presidentit të Republikës si vend anëtar i NATO-s”.





