Që prej 14 majit kur opozita pësoi humbjen e thellë dhe bashkimi i forcave të Berishës dhe Metës nuk prodhoi më shumë se 7 bashki në të gjithë vendin, dy aleatët duken të distancuar.

Nuk përsëriten më ato takime të shpeshta dhe gjuha e dy drejtuesve, nuk përputhet as në inensitet dhe as në përmbajtje, çka ka ngritur dyshime se të dy ata po përgatiten që të ecin në korsi të ndryshme.

“Ne jemi në një bashkëpunim konstruktiv me PD e Berishës në të gjitha nivelet dhe do të vazhojmë të koordinojmë më të dhe me të gjithe faktoret e tjere real opozitar”

Kjo përgjigje vlen dhe për vjeshën, që si gjithmonë në ditët e nxehta të verës, opozita paralajmëron mbajtjen e temperaturave të larta në politikë, me paralajmërime me protesta.

“Ne do te jemi kudo me te gjithe aleantet e shqiptareve ne lufte kunder kleptokracisë”

Në këtë konferencë që Meta mbajti pas shumë javësh, ai reagoi për herë të parë dhe për çështjen “Ahmetaj”, duke thënë që është një ngjarje e pandodhur që ish- numri 2 i qeverise te arratiset dhe ti shmanget drejtesise.

Megjithatë, sipas kreut të Partisë së Lirisë përgjegjësi kryesor për inceneratorët është kryeministri Rama.