Presidenti i Republikës Ilir Meta  nuk e ka fshehur simpatinë për aktorin e humorit Bes Kallaku e duket se kjo simpati ekziston edhe për familjarët e tij.

Ai ka publikuar në "Facebook" dy foto në praninë e gjyshes së Bes Kallakut, Ijes dhe vetë aktorit.

Në një video të postuar në Instagram nga Presidenti Meta, Ija tregon se i ka shtruar atij domate, djathë, ullinj e bukë përpara.

Duhet kujtuar se kjo është menuja e preferuar edhe e vetë Besit, që me sa duket ka dashur t’ia prezantojë edhe Kreut të Shtetit.