Teksa Komisioni Hetimor po vazhdon procedurat për ta shkarkuar, Presidenti Ilir Meta duket mjaft i qetë.

Meta ka postuar në Facebook një foto në breg të detit, ndërsa shkruan se ka bërë 20 kilometra ecje sportive, duke uruar një mbrëmje relaksuese për të gjithë.

“Pas 20 kilometra ecje sportive në perëndim të diellit. Një mbrëmje relaksuese për të gjithë, për të nisur nesër javën me energji të reja.”