TIRANE, 3 maj 2013– Kreu i LSI-së Ilir Meta ka vizituar sot një biznes fason me investitor të huaj, ku ka premtuar dyfishim te eksporteve në katër vitet e ardhshme.

"Angazhimi ynë është që në katër vitet e ardhshme të garantohet një mbështetje më e madhe sidomos më kredi të buta me interesa deri në 3% për të zgjeruar biznesin fason dhe njëkohësisht për të garantuar sa më shumë grante veçanërisht përsa i takon blerjes së makinerive dhe pajisjeve për biznesin fason. Për ne është shumë e rëndësishme që të realizojmë një cikël të mbyllur brenda vendit dhe të rrisim prodhimin dhe markat "Made in Albania". Rritja e prodhimi dhe eksporteve është e vetmja rrugë për fuqizimin e ekonomisë sonë dhe objektivi ynë është që deri në 2017-ën të dyfishohen eksportet, që do të thotë që eksportet të arrijnë në vitin 2017 deri në 40% të prodhimit të brendshëm bruto", shprehet Meta.