Ish- presidenti Ilir Meta ka kërkuar sërish ndryshim të masës së sigurisë dhe lirimin e tij.
Kërkesa e ish-presidentit është rrëzuar nga GJKKO.
Meta kërkoi zëvendësimin e masës kundrejt një garancie financiare prej 50 mijë eurosh.
“I kërkova t’ja bënim dhuratë lirinë në ditën e lindjes. Beteja jonë nuk mbaron këtu, do vazhdojmë, do presime dhe vendimin e Gjykatës Kushtetutës.
Meta nuk u paraqit sot, e ka humbur besimin te gjykata, kërkon vetëm përballjen në themel. Unë parashtrova pretendimet e mia”, u shpreh avokati i Metës, Kujtim Cakrani.
Ilir Meta mbahet në burg prej 21 tetorit 2024, ndërsa mbi të rëndojnë disa akuza nga SPAK si shpërdorim detyre, korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash.





