Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar një tjetër konferencë të jashtëzakonshme me mediat për këtë të enjte.
Në një postim në rrjete sociale, kreu i shtetit i çon mesazh edhe kryeministrit Edi Rama që ta ndjekë live, duke e thumbuar nëse nuk ka takime me bandat ose oligarkët në këtë kohë.
“Të dashur qytetarë,
Ju ftoj të gjithëve të më ndiqni pas pak, në ora 10:45, në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarët. E ftoj edhe Kryeministrin ende në detyrë të më ndjekë live, nëse nuk ka takime me bandat ose oligarkët në këtë kohë.“, shkruan Meta.





