Presidenti Ilir Meta do të dalë në një konferencë për shtyp këtë të premte.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, sot në ora 14:30, do të ketë një konferencë për shtyp”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Kreu i shtetit ka paralajmëruar se do të dalë çdo ditë në media për të sjellë fakte për atë që e quan grusht shteti ndaj institucioneve.





