Ilir Metai pohoi në një prononcim për mediat para selisë së LSI-së se nuk ishte aty për të marrë drejtimin e partisë që e kishte lënë me vullnet të plotë para 5 vitesh.

I pyetur nga mediat nëse do të marrë drejtimin e LSI, apo do të krijojë forcë të re politike, Meta tha se “partia e referendumit na pret përpara”, duke e quajtur atë partinë e popullit të 2 marsit.

Do merrni sërish drejtimin e LSI apo do krijoni forcë të re?

Meta: Nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSI sepse këtë drejtim e lashë me vullnet të lirë para 5 viteve për arsye të rrethanave që u krijuan në vend. Unë jam këtu për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit, pjesë e të cilit ka qenë edhe LSI në ato momente dhe për tu bashkuar të gjithë së bashku në triumfin e mesazhit të 2 marsit. Ky triumf është: sovraniteti në Shqipëri i përket popullit. Kjo do bëhet e mundur në mënyrë të padiskutueshme.

Do bëni parti të re?

Partia e referendumit na pret. Kjo zgjidh çdo problem, nga oligarkët te kapja e shtetit. Referendum do të jetë shpata e demokleut mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë.