Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha janë takuar për më shumë se 30 minuta në selinë blu, ku kanë diskutuar për mënyrën e bashkëpunimit në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në përfundim të takimit, Meta e quajti të mbyllur marrëveshjen me Berishën dhe tha se i ka propozuar atij një emër për kryetar të këshillit bashkiak të Tiranës.

“PL respekton primaret është një risi e jashtëzakonshme, kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky proces. Ne si PL kemi kandidat që premtojnë, do ti përfshijmë në primare të përbashkët me PD dhe parti të tjera të opozitës. Kandidatët të respektojnë njeri tjetrin, përndryshe ata që nuk respektojnë të përjashtohen nga gara.

Nuk kam patur asnjë diskutim për emrin që do të jetë në Tiranë dhe kudo tjetër për arsye se ky është një proces që i takon primareve.

I kam propozuar një emër për kryetar të parlamentit të Tiranës që ai e priti shume mire. Shumë shpejt do ta mësoni. Çdo ditë të hënë do të ketë këshill bashkiak të Tiranës për të dëgjuar qytetarët e Tiranës. Do ta shikoni forcën Është super politikan”, u shpreh nder te tjera Ilir Meta.